Haradinaj: Qeveria do të duhej të ndërtonte një 'Shtab Krize' për parandalimin e largimit të të rinjve
Kryetari i Aleancës pëe Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se qeveria do të duhej të ndërtonte një shtab për parandalimin e ikjes së të rinjve nga vendi.
Këto komente Haradinaj i bëri gjatë një tryeze të organizuar nga Grupi Parlamentar i AAK-së me temë “liberalizimi i vizave dhe migrimi i qytetarëve".
Haradinaj ka thënë se largimi i të rinjve është problem serioz dhe se shteti duhet ta trajtojë me urgjencë.
“Lajmet e fundit të pasigurisë, mungesa e investimeve kapitale, mosveprimi i qeverisë për të futur paranë në qarkuillim dhe pagat e ulëta janë problem që duhet urgjent të adresohen. Deri sa po flasim, qeveria do të duhej të ndërtonte një 'Shtab Krize' për parandalimin e largimit të të rinjve.” – ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Shkrimi i plotë:
Rinia e Kosovës ka potencial, vizion, energji , vullnet dhe krahas kësaj shteti duhet t'i shfrytëzojë të gjithë mekanizmat që të krijojë mirëqenie për një të ardhme të sigurtë në vendin e tyre.
Në tryezën e 8-të të diskutimit adresuam çështjen e migrimit të të rinjve. Për AAK-në, perspektiva e të rinjeve në Kosovë është një ndër brengat kryesore që sot i ka vendi ynë. Largimi i të rinjve është një problem serioz që shteti do të duhej ta trajtojë me urgjencë. Sot kur Kosova gjendet në prag të një të drejtë të mohuar padrejtësisht, atë të liberalizimit të vizave, largimi i të rinjve bëhet edhe më shqetësues.
Lajmet e fundit të pasigurisë, mungesa e investimeve kapitale, mosveprimi i qeverisë për të futur paranë në qarkuillim dhe pagat e ulëta janë problem që duhet urgjent të adresohen. Deri sa po flasim, qeveria do të duhej të ndërtonte një 'Shtab Krize' për parandalimin e largimit të të rinjve.
