Haradinaj: Qeveria aktuale po e pamundëson anëtarësimin në NATO - NACIONALE

Haradinaj: Qeveria aktuale po e pamundëson anëtarësimin në NATO

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Lideri AAK-së, Ramush Haradinaj, u shpreh se i mrekullueshëm do të ishte lajmi sikur Kosova të ishte në diskutime për anëtarësimin e saj në NATO, por sipas tij, politikat e lidershipit aktual të Kosovës e kanë pamundësuar një gjë të tillë.

Haradinaj shkruan se ftesa për Presidenten, Vjosa Osmani, në Samitin e NATO-s, është nder për vendin, dhe u jemi mirënjohës aleatëve.

“Udhëheqja e sotme e Kosovës apo cila do që vjen pas saj, duhet ta kuptojnë që detyrë mbi detyrat mbetet anëtarësimi në NATO. Ata që nuk e mbështesin këtë synim shtetëror të Kosovës, jo vetëm që janë shkurtpamës por nuk e dijnë pse i mbajnë postet që i kanë”, shkruan Haradinaj.

Lajme të ngjashme