Haradinaj: Prokuroria ta hetojë procesin zgjedhor në Junik, votuan edhe qytetarë të komunave tjera - NACIONALE

Haradinaj: Prokuroria ta hetojë procesin zgjedhor në Junik, votuan edhe qytetarë të komunave tjera

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka kërkuar nga prokuroria të hetojë procesin zgjedhor në Junik.

Ai ka bërë me dije se në këtë komunë votuan edhe qytetarë të komunave tjera.

Në profilin e tij në “Facebook”, Haradinaj ka shkruar se shumë qytetarë në mënyrë shumë të organizuar janë regjistruar si votues të Junikut.

“Prokuroria ta hetojë procesin zgjedhor në Junik, në këtë komunë votuan edhe qytetarë të komunave tjera! Juniku, si një zonë zgjedhore, ka shumë qytetarë nga qytetet tjera të cilët në mënyrë shumë të organizuar janë regjistruar si votues të Junikut. Kjo përbën vepër penale dhe si e tillë duhet urgjentisht të hetohet. KQZ duhet ta publikojë listën zgjedhore të kësaj komune, pasi kjo është shumë e qartë si skemë e dominimit numerik kriminal”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të ngjashme