Haradinaj: Prej javësh jam në terren duke u shpjeguar qytetarëve se është koha e duhur marrëveshje me Serbinë - NACIONALE

Haradinaj: Prej javësh jam në terren duke u shpjeguar qytetarëve se është koha e duhur marrëveshje me Serbinë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se tashmë ka ardhur momenti i duhur për një marrëveshje me Serbinë.

Ai ka thënë se për këtë tashmë po angazhohet përmes bashkëbisedimit me qytetarë në terren.

Sipas ish-kryeministrit Haradinaj, tani është koha e duhur që qytetarëve të vendit t’u tregohet se duhet të arrihet një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

“Unë kam ndërmarrë një angazhim, ka javë që jam në teren duke ua shpjegu qytetarëve të vendit se është koha e duhur për marrëveshje. Edhe është koha e duhur. Është vendimi i imi dhe i aleancës duke i ndjekë përgjegjësitë. Unë kam qenë dikur kryetar qeverie, i ndjej proceset e mëdha nacionale. Kam bashkëbisedues serioz për këto tema, në koordinim pra me të gjithë ua kam sqaruar qytetarëve e njerëzve nëpër terren dhe do të vazhdoj me shku se koha është tash për marrëveshje.”
– tha Haradinaj në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova.

Lajme të ngjashme