Haradinaj përkujton masakrën e Qirezit dhe Likoshanit: 26 vjet më parë nisi kapitull i ri i luftës për çlirim - NACIONALE

Haradinaj përkujton masakrën e Qirezit dhe Likoshanit: 26 vjet më parë nisi kapitull i ri i luftës për çlirim

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar masakrën e Qirezit dhe Likoshanit, e cila ka ndodhur më 28 shkurt të vitit 1998.

Në 26 vjetorin e kësaj masakre, Haradinaj ka bërë me dije se me këtë datë ka filluar kapitull i ri i luftës për çlirim.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ajo ditë historike është shënuar me emrat e heronjve Beqir e Rexhep Rexhepi, Naser e Muhamet Gjeli dhe shumë martirëve.

“Flijimi i tyre është frymëzim për brezat që vijnë, për ta ruajtur lirinë me çdo çmim. 25 vjet më parë, nisi një kapitull i ri i luftës sonë për çlirim. Ajo ditë historike u shënua në Likoshan e Qirez, me emrat e Heronjve Beqir e Rexhep Rexhepi, Naser e Muhamet Gjeli dhe shumë Martirëve. Nderim përjetë të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës!”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të ngjashme