Haradinaj: Përballë Serbisë na duhet unitet i brendshëm politik
Kryetari i Aleancës për Ardhmërine e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se përball, Serbisë na duhet unitet i brendshëm politik, që marrëveshja e cila na i hap dyert e NATO-s dhe organizatave ndërkombëtare të përmbyllet sa më parë.
Haradinaj ka thënë se atëherë do të kemi mundësinë të fokusohemi në sanimin e gjendjes dhe shpëtimin nga kolapsi i përgjithshëm ekonomik.
“Përball Serbisë, ne na duhet unitet i brendshëm politik, që marrëveshja e cila na i hap dyert e NATO-s dhe organizatave ndërkombëtare të përmbyllet sa më parë. Atëherë do të kemi mundësinë të fokusohemi në sanimin e gjendjes dhe shpëtimin nga kolapsi i përgjithshëm ekonomik”, ka thënë ai.
I pari i AAK-së, para qytetarëve të Vitisë ka folur për dy tema e para, për njohje reciproke me Serbinë, dhe tema e dytë, ishte ajo e ekonomisë.
