Haradinaj për viktimat e luftës që do të rivarrosën sot: Dëshmi se me çfarë barbarie u përball populli ynë
Sot janë rivarrosur mbetjet mortore të disa viktimave të luftës që ishin në Listën e Personave të Zhdukur, të identifikuar së fundmi nga mbetjet mortore të zhvarrosura nga varreza masive në Bishtazhin, do të rivarrosen sot, në përvjetorin e Masakrës së Kralanit.
Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar, duke thënë se këta burra sot u varrosën në tokën amë, s’do pushojnë të qetë derisa kriminelët të dalin para drejtësisë.
“Edhe pas plot 26 vitesh, memorja na kthehet me dhimbje nga krimi makabër që bëri Serbia mbi popullin tonë të pafajshëm. Masakra e Kralanit është dëshmi se me çfarë barbarie u përball populli ynë për të ardhur te liria. Këta burra që sot u varrosën në tokën amë, s’do pushojnë të qetë derisa kriminelët të dalin para drejtësisë.” – ka shkruar Haradinaj.