Haradinaj për Kurtit: Ishe dorëzuar te regjimi serb gjatë luftës pa rezistencë, Njësia Speciale që fyeni nuk u dorëzua me 24 shtator
Gjatë ditës së sotme portali “Albanian Post” ka publikuar disa komente ofenduese që pretendohet se kryeministri Albin Kurti ua ka bërë Njësisë Speciale Intervenuese të Policisë së Kosovës.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook, tha se Kurti ishte dorëzuar të regjimi serb gjatë luftës pa rezistencë, ndërsa Njësia Speciale nuk u dorëzua me 24 shtator
“Për dallim nga ti Kryeministër, që dikur i ishe dorëzuar regjimit serb gjatë luftës, pa rezistencë, pjesëtarët e Njësisë Speciale që ti sot i fyen, më 24 shtator nuk u dorëzuan, por luftuan duke i mposhtur me turp terroristët e sponzorizuar nga Serbia.
Andaj, mos e fyej Policinë sepse e dimë se kush je! Policia e Kosovës është një prej sukseseve më të mëdha të shtetit tonë. Plotësoja kushtet”, ka shkruar Haradinaj.
