Haradinaj për komentuesin i cili e quajti “vrasës”: Nëse vjen në Aeroport, e pret policia - NACIONALE

Haradinaj për komentuesin i cili e quajti “vrasës”: Nëse vjen në Aeroport, e pret policia

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka folur rreth komentuesit i cili e quajti vrasës.

Haradinaj në Rubikon u shpreh se e ka denoncuar të njëjtin, dhe se ai do të dalë para Gjykatës.

“Jam i bindur që i ka rënë pishman, nëse vjen në Aeroport, e presin policia, jo vetëm që është denoncuar, por asnjë kompromis nuk do ta bëj, ky do të dal para gjyqit, vetëm nëse nuk e shkel kurrë Kosovën. Boll më”, tha ai

Lajme të ngjashme