Haradinaj për FSK-në: Nëse ju mungojnë kuzhinierët i kam dy gjallë, të Brigadës 131
Daut Haradinaj ka ironizuar me situatën e krijuar në FSK, ku tashmë është bërë edhe zyrtarisht e ditur, se po përballën me vështirësi të sigurimit të ushqimit për ushtarët.
Haradinaj duke ironizuar me këtë situatë, ka thënë se “nëse ju mungojnë kuzhinierët i kam dy gjallë ende të Brigadës 131, Baca Gani Dabiqaj dhe Baca Islam Malaj.”.
Haradinaj në video shihet me Kryetarin e Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri. Ndryshe për nesër është thirur seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit, për të diskutuar në lidhje me këtë çështje.