Haradinaj pas takimit me bizneset private: Kjo qeveri degraduese të largohet sa më parë - NACIONALE

Haradinaj pas takimit me bizneset private: Kjo qeveri degraduese të largohet sa më parë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është takuar sot me përfaqësuesit e bizneseve private.

Pas takimit, Haradinaj ka thënë se qeveria duhet të largohet sa më parë.

Postimi:

Sot, bashkëbiseduam me përfaqësues të sektorit nga ekonomia, sektorit privat dhe bizneset si punëdhënësit më të mëdhenj në vend, në kuadër të ciklit të diskutimeve me përfaqësues nga sektorë të ndryshëm. Në tryezë shpreha vlerësimin e lartë për sektorin privat, si shtyllë e zhvillimit të vendit dhe adresimit të problemit kryesor, punësimit.

Ishte dakordim i përbashkët që klima për zhvillimin ekonomik dhe të bërit është përkeqësuar skajshmërisht gjatë kësaj qeverie.

Jostabiliteti politik, mungesa e një oferte konkrete për investime të huaja, procedurat e shumta burokratike, bllokimi i investimeve kapitale dhe qasja ndëshkuese dhe armiqësore e qeverisë ndaj sektorit privat, ka sjellur ekonominë buzë kolapsit.

Aleanca qëndron fuqishëm krah sipërmarrësve. Ne, besojmë se sektori privat si kontribuuesit më të mëdhenj në arkën e shtetit dhe rritjen e punësimit, meriton trajtim të veçantë.

Ne besojmë që është urgjencë kombëtare që kjo qeveri degraduese sa më parë të largohet, në menyrë që Kosova t'i kthehet prosperitetit dhe zhvillimit ekonomik.

Lajme të ngjashme