Haradinaj: Kurti s’ka qenë i mirëpritur asnjëherë në ShBA - NACIONALE

Haradinaj: Kurti s’ka qenë i mirëpritur asnjëherë në ShBA

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, ka folur rreth mundësisë së zgjedhje parlamentare. Sipas Haradinajt, mund të ketë zgjedhje në qershor të këtij viti.

“Kjo është shpikje e Albin Kurtit. Imagjinoni, Kurti hargjon pare të Kosovës me e shkarku Lulzim Hetemin. Absurditeti më i madh, me pagu pare, me organizu peticion me shkarku Lulzim Hetemin.Ekziston mundësia të shkojmë në zgjedhje në qershor, së bashku me këto zgjedhjet komunale”, ka thënë Haradinaj.

Në fjalën e tij, Haradinaj ka pasur kritika ndaj kryeministrit Albin Kurti.

“Kurti ka sanksione që nga fillimi, Kurti s’ka qenë i mirëpritur asnjëherë në Ëashington, ky dhe Qeveria e tij.Kurti po lakmon në fitore ditore që e rrezikojnë sigurinë e Kosovës dhe të rajonit”, ka theksuar Haradinaj.

Lajme të ngjashme