Haradinaj: Nuk kam interes të takohem me Abdixhikun, nuk dua të dëgjoj çka ka fol me Kurtin - NACIONALE

Haradinaj: Nuk kam interes të takohem me Abdixhikun, nuk dua të dëgjoj çka ka fol me Kurtin

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur kundër takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, pasi ky i fundit ka shprehur gatishmëri të takohet me përfaqesuesit tjerë të opozitës.

I pari i AAK-së ka bërë me dije se nuk është i interesuar të takohet me Abdixhikun e të dëgjoi çka ka biseduar me kryeministrin Albin Kurti.

Gjatë një intervistë në emisionin “Debat Plus”, Haradinaj ka thënë se kreu i LDK-së po e merr rolin e zëdhënësit të Kurtit.

“Së pari, nëse Lumiri dëshiron me marrë rolin e zmadhuesit të Albinit le ta marr nëse i pëlqen. Unë s’mundem me shku me taku Lumirin me fol për çka ka fol ai me Albinin. S’është ka më intereson. S’është pjesë e imja. Le t’i grah ai tjetërkah. Ose Bedrinë, se Bedria e Lumiri kanë shkruar disa herë në takime…”, ka thënë Haradinaj.

Dje, pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka bërë me dije se do të takohet me kryetarin e PDK-së dhe atë të AAK-së për të folur për çështjen e presidentit.

Lajme të ngjashme