Haradinaj: Nëse vazhdon zhgënjimi i ShBA-së, është rrezik me na karantinu - NACIONALE

Haradinaj: Nëse vazhdon zhgënjimi i ShBA-së, është rrezik me na karantinu

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur i “alarmuar” ndaj “zhgënjimit” të ShBA-së kundrejtë Qeverisë së Kosovës e cila nuk po e zbaton kërkesën amerikane për shtyrjen 10 muajshe për targat.

Haradinaj mendon se ky “zhgënjim” mund të përkthehet në një izolim për Kosovën.

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka treguar pse ShBA-ja i ka kërkuar Kurtit, që ta shtyjë edhe për 10 muaj çështjen e targave të paligjshme “KM”.

Nëse vazhdon zhgënjimi i Shteteve të Bashkuara ta Amerikës, është rrezik që me na karantinuar si shtet”, tha Haradinaj në Debat Plus, teksa ka treguar arsyen për shtyrje të vendimit që sipas tij i ka kërkuar ShBA-ja kryeministrit Kurti.

“Kurti nuk e ka lejuar që bashkësia ndërkombëtare të marrë një përgjigje të qartë nga Serbia lidhur plani franko-gjerman. Nëse Serbia kishte për të refuzuar me një jo, atëherë me siguri bashkësia ndërkombëtare do ta mbështeste perspektivën e Kosovës në një forme të caktuar me shty disa qëllime për para edhe për këtë i ka kërkuar amerikanët herët Kurti që të mos e nxit këtë çështjen e targave të paligjshme “KM” sepse kanë dashur ta ruajnë fokusimin të marrëveshja të plani Kryesor”, mendon Haradinaj.

Ish-kryeministri ka thënë se Amerika nuk e lejon që situata të përshkallëzohet dhe se do ta nxjerr qeverinë nga kjo situata para datë 21 nëntor.

Lajme të ngjashme