Haradinaj: Nëse Kurti nuk e tërheq këtë buxhet, u sugjeroj qytetarëve të komunave të dëmtuara ta shpallin “non grata”
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se “nëse nuk e tërheqë këtë buxhet, u sugjeroj qytetarëve të komunave të dëmtuara të të shpallin “nongrata””.
Haradinaj ka kritikuar ashpër projekligjin e buxhetit duke thënë se është më skandalozi që ka pasur ndonjëherë Kosova.
“Diskriminimi që u ka bërë Albin Kurti komunave që nuk janë nën qeverisjen e partisë së tij, nuk ka ndodhur as në kohën e Rankoviqit. Me këtë buxhet Albin Kurti i ka shpallë luftë të hapur qytetarëve të këtij vendi, duke ja u pakësu edhe bukën.” – ka shkruar Haradinaj.
Shkrimi i plotë:
Në Kuvendin e Kosovës është nxjerrë për miratim Buxheti më skandaloz që ka pasë Kosova ndonjëherë.
Diskriminimi që u ka bërë Albin Kurti komunave që nuk janë nën qeverisjen e partisë së tij, nuk ka ndodhur as në kohën e Rankoviqit. Me këtë buxhet Albin Kurti i ka shpallë luftë të hapur qytetarëve të këtij vendi, duke ja u pakësu edhe bukën.
Kryeministër, tërhiqe këtë buxhet sa nuk je përballur me padëgjueshmëri qytetare!
Nëse nuk e tërheqë këtë buxhet, u sugjeroj qytetarëve të komunave të dëmtuara, të të shpallin “nongrata”!