Haradinaj: Në vend që të përurohej autostrada e Gjilanit dhe ajo Klinë-Gjakovë, Kurti po mburret me projektet e nisa nga BDI - NACIONALE

Haradinaj: Në vend që të përurohej autostrada e Gjilanit dhe ajo Klinë-Gjakovë, Kurti po mburret me projektet e nisa nga BDI

2 orë më parë

nga NACIONALE

Ish-deputeti i Aleancës, Daut Haradinaj, i ka reaguar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili ka marrë pjesë në përurimin e fillimit të punimeve për ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë.

Ai ka bërë me dije se Haradinaj i ka harruar detyrat që ka në Kosovë.

Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar së vend që sot të përurohej autostrada e Gjilanit dhe ajo Klinë-Gjakovë, ai ka shkuar të merret me projektet e Maqedonisë.

“Kryeministri ynë ka harruar detyrën që e ka! Në vend që sot të përurohej autostrada e Gjilanit dhe ajo Klinë-Gjakovë, që kanë filluar që 7 vjet, ai me kabinetin e tij shkojnë në Maqedoni për t’u mburrur me projektet e nisura sa ishte BDI në pushtet. Hajde o zotni, e kryej punët e shtëpisë, se e more në qafë këtë vend. Ke premtuar që autostrada e Gjilanit kryhet në vitin 2023. Ke shpenzuar rreth 25 miliardë euro e s’ke ndërtuar një metër autostradë. Ajo lopatë me zhavor i kushtoi Kosovës 3 milionë tonë qymyr, dhuratë nga ti”, ka shkruara ai.

Lajme të ngjashme