Haradinaj me ambasadorin britanik: Tejkalimi i bllokadës është nevojë urgjente, presim qartësi nga Gjykata Kushtetuese - NACIONALE

Haradinaj me ambasadorin britanik: Tejkalimi i bllokadës është nevojë urgjente, presim qartësi nga Gjykata Kushtetuese

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ambasadorin britanik, Jonathan Hargreaves, me të cilin ka folur për bllokadën politike në vend me moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës.

“Shpreha shqetësimin për nevojën urgjente të tejkalimit të bllokadës institucionale, e cila duhet të zhbllokohet pas datës 8 gusht, kur presim qartësi nga Gjykata Kushtetuese. Funksionimi i institucioneve është thelbësor për stabilitetin demokratik dhe orientimin euroatlantik të vendit”, tha ai.

Postimi i plotë:

Patëm kënaqësinë të presim në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, z. Jonathan Hargreaves. Gjatë takimit, diskutuam mbi zhvillimet aktuale politike dhe e informova për angazhimin e Aleancës në këtë periudhë vendimtare për vendin tonë.

Shpreha shqetësimin për nevojën urgjente të tejkalimit të bllokadës institucionale, e cila duhet të zhbllokohet pas datës 8 gusht, kur presim qartësi nga Gjykata Kushtetuese. Funksionimi i institucioneve është thelbësor për stabilitetin demokratik dhe orientimin euroatlantik të vendit.

Po ashtu, biseduam për mundësitë e thellimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe vlerësova lart rolin e vazhdueshëm të Mbretërisë së Bashkuar në mbështetjen e sigurisë dhe stabilitetit në rajon.

Theksova edhe njëherë përkushtimin tonë për integrimin euroatlantik dhe kërkova mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Lajme të ngjashme