Haradinaj mbështet protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut - NACIONALE

Haradinaj mbështet protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur mbështetje për protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, duke e cilësuar atë si një “thirrje të fortë ndërgjegjeje” ndaj, siç ka thënë ai, ndërhyrjeve në politika që nuk u takojnë dhe që përçajnë faktorin shqiptar.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka shkruar se e drejta për gjuhën shqipe është themelore dhe e garantuar me kushtetutë, duke shtuar se ajo nuk duhet të cenohet nga askush. Sipas tij, çdo përpjekje për ta prekur këtë të drejtë përbën shkelje flagrante të të drejtave.

Lajme të ngjashme