Haradinaj: Kurti po e ndihmon Serbinë për dështimin e planit franko-gjerman - NACIONALE

Haradinaj: Kurti po e ndihmon Serbinë për dështimin e planit franko-gjerman

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka mbajtur një konferencë për media. Aty ka folur rreth zhvillimeve të fundit në veri.

Haradinaj e ka akuzuar Kurtin se po e ndihmon planin e Serbisë që të dështojë projekti franko-gjerman.

“Serbia e sponzorizuesit e saj, skenarë kanë dështimin e marrëveshjes planin franko-gjerman që në thelb e ka njohjen e ndërsjellët, dhe këtë po e ndihmon kryeministri Kurti. Jam betuar për ta thënë të vërtetën në interes nacional”, ka thënë Haradinaj.

“Albin Kurti me demagogë ka vendosur mos ta ndjek rrugën që i ka thënë Amerika dhe duke vazhduar me mendimin e tij për targa. Serbia ka arritur sot me e lënë Kosovën pa përfaqësim në veri. Çka kërkon BE-ja prej neve është se Kosovës po i kërkohet Asociacioni”, tha Haradinaj.

Lajme të ngjashme