Haradinaj: Kosova ka nevojë për zgjidhje konkrete, jo premtime të zbrazëta - NACIONALE

Haradinaj: Kosova ka nevojë për zgjidhje konkrete, jo premtime të zbrazëta

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se vendi ynë ka nevojë për zgjidhje konkrete dhe jo për premtime të zbrazëta.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se është takuar me qytetarët e Fushë Kosovës, duke thënë se 60 mijë banorë presin zgjidhje të problemeve themelore.

Ai tutje ka thënë se zëri i fortë që Fushë Kosova ka nevojë për Kuvend është Vildane Latifi.

Postimi i plotë:

Kosova ka nevojë për zgjidhje konkrete, jo premtime të zbrazëta. Realiteti në Fushë Kosovë flet qartë - 60 mijë banorë presin zgjidhje të problemeve themelore. Mungesa e hapësirave shkollore, çerdheve dhe infrastrukturës bazë është dëshmi e një qeverisjeje që ka humbur kontaktin me qytetarët.

Vildane Latifi është zëri i fortë që Fushë Kosova ka nevojë në Kuvend. Si njohëse e thellë e sfidave të komunës së saj, ajo do të jetë përfaqësuesja e vërtetë e interesave të qytetarëve. Bashkë do të angazhohemi për zgjidhjen e problemeve të bashkëqytetarëve tanë nga Presheva, Medvegja e Bujanoci, që po përballen me diskriminim institucional. Bashkë për Kosovën Fituese.

Plani ynë për Kosovën është i qartë dhe i matshëm; Anëtarësim direkt në NATO përmes Planit Aksional, Paga minimale 500 euro dhe paga mesatare 1000 euro. TVSH e ulur për ushqimet bazë dhe barnat. Zero akcizë në naftë për bujqësi dhe industri. Me rritje ekonomike prej 7% në vit dhe fond special për punësimin e të rinjve, do ta shndërrojmë potencialin e jashtëzakonshëm të Kosovës në realitet të prekshëm për të gjithë. Asnjë qytetar nuk do të lihet pas.

Lajme të ngjashme