Haradinaj: Komoditeti i numrave i Qeverisë Kurti, ka për qëllim rrënimin e çdo vlere në Kosovë - NACIONALE

Haradinaj: Komoditeti i numrave i Qeverisë Kurti, ka për qëllim rrënimin e çdo vlere në Kosovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zyrtari i AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se Qeveria Kurti duke mos i paguar mësimdhënësit, mund të fundoset njejtë siç ishte fundosur Jugosllavia në vitet e 90-ta.

Haradinaj ka shkruar në Facebook, se nuk e di cili është qëllimi i qeverisë sot.

Shkrimi i Haradinaj:

Mospagesa e mësimdhënësve është një dëshmi se deri ku shkon logjika e kësaj qeverie. Kjo po dëshmon se komoditeti i numrave të kësaj shumice qeverisëse ka për qëllim rrënimin e çdo vlere në Kosovë.

Sa për rikujtesë, bllokimi i arsimit në Kosovë në vitet e 90-ta ishte një nga arsyet e fundosjes përfundimtare të Jugosllavisë!

E për sot nuk e di se cili është qëllimi i qeverisë?!

Lajme të ngjashme