Pagesa për mësuesit nxit debat mes Miftarajt dhe Demit: Së shpejti ambasador - NACIONALE

Pagesa për mësuesit nxit debat mes Miftarajt dhe Demit: Së shpejti ambasador

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një deklaratë e drejtorit të Institutit GAP, Agron Demi, ka nxitur reagime në rrjete sociale. Në distancë dhe pa ia përmendur emrin, ka reaguar juristi Ehat Miftaraj.

Demi kishte shkruar në facebook se me ligj, nuk lejohen pagesat për grevistët.

“Për ata që sistem besimi e kanë se 'ligji është si llastiku', a paguhen grevistat a jo është krejt çështje e tekeve. Ani pse një teke e tillë kushton 11.5 milionë euro (pagat mujore neto të të gjithë mësimdhënësve). Nëse ligji e thotë qartë se gjatë kohës së grevës grevistat nuk marrin pagë, kush është ai zyrtar publik që ka guximin me i nda mbi 11.5 milionë euro në kundërshtim me ligjin?”, kishte shkruar Demi.

Pa ia përmendur emrin, reagoi drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj. Ai ka theksuar se ekonomistat po e interpretjojnë ligjin për t’iu hyrë në hatër pushtetit.

Madje ka aluduar se personat e ngjashëm, mund të emërohen ambasadorë ose ndonjë anëtar bordi.

“Kur ekonomistat po e interpretojne ligjin me i hi ne hatër pushtetit, shumë po iu besoj! Urime se shpejti do te merrni shperblim shtese, si pozite te anetarit te bordit, ambasador, keshilltar i jashtem, ose ndonje privilegj shtese”, ka shkruar juristi Miftaraj.

Lajme të ngjashme