Haradinaj: Kjo qeveri është e sëmurë
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka hedhur sërish kritika ndaj ekzekutivit kosovar.
Haradinaj ka thënë se momentalisht qeveria jonë po sillet si e sëmurë.
Veç kësaj, ai shprehu pakënaqësinë, duke thënë se po i dhimbset Kosova.
"Kjo qeveri është e sëmurë. Po i drejtohem Kurtit, për inati të opozitës mos e merr në qafë shtetin. Kjo qeveri është paciente. Nuk po di me reagu. Kosova po më dhimbset", tha ndër të tjerash në Debat Plus.
Kritikat më të mëdha të opozitarit Haradinaj ishin rreth energjisë dhe përgatitjeve që i pari i Aleancës beson se Kosova duhet t'i bëjë para dimrit që po vjen dhe atij pasardhës.
