Haradinaj kërkon që “pika e parë” e qeverisë së ardhshme të jetë gazi amerikan dhe termocentrali i ri
Daut Haradinaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në një reagim në Facebook ka kërkuar që “pika e parë” e veprimit të çfarëdo qeveria të re që del nga zgjedhjet e 7 qershorit duhet të jetë bashkimi me projektet amerikane të gazit dhe rikthimi i projektit të ndërtimit të termocentralit të ri në vend.
Çdo devijim nga këto dy prioritete, sipas tij, përbën agjendë “anti-Kosovë dhe anti-Amerikë.”
Postimi i plotë:
Kushdo që e formon qeverinë e ardhshme të Kosovës, do të duhej që pika e parë të jetë rikthimi i projektit amerikan për gazin dhe rikthimi i projektit energjetik të termocentralit të ri.
Pavarësia energjetike nënkupton edhe zhvillim, edhe siguri kombëtare. Çdo devijim nga këto dy tema lë të kuptohet se i shërben agjendave anti-Kosovë dhe anti-Amerikë.