Haradinaj kërkoi që Qeveria të shkojë në shtëpi, vjen reagimi epik i Konjufcës: Qeveria Kurti në shtëpi është
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i është përgjigjur liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili dje ka thënë se Qeveria Kurti sa më parë duhet të shkojë në shtëpi.
Duke qeshur, ai ka thënë se Qeveria Kurti është në shtëpinë e vetë.
“Qeveria Kurti në shtëpi është. është në shtëpinë e vetë. Këtu është shtëpia e Qeverisë, prapa shpinës tende”, ka thënë Konjufca, pas homazhe që ka bërë të Memoriali për të Pagjeturit, i cili gjendet afër institucioneve qendrore.
Një ditë më parë, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se opozita duhet të bëhet bashkë për ta rrezuar Qeverinë.
“Në Parlament pra Kurti dhe Qeveria e tij ka shumë llogari me dhënë, para kuvendit, para Kosovës. Po shpresoj poashtu që gjitha këto zhvillime e kanë në fund e që fundi është që të shkojë në shtëpi Qeveria Kurti”, ka thënë Haradinaj, pas takimit që kishte me kryetarin e SHBASHK-ut, Rahman Jasharajn.