Haradinaj: Kam provuar disa herë ta këshilloj Kurti, por lidershipi i vendit tonë ka dështuar - NACIONALE

Haradinaj: Kam provuar disa herë ta këshilloj Kurti, por lidershipi i vendit tonë ka dështuar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ka provuar disa herë që ta këshilloj kryeministrin, Albin Kurti, por sipas Haradinaj lidershipi i vendit tonë ka dështuar.

Haradinaj gjatë një takimit me qytetarët e Drenasit është shprehur se Kosova është në fazën që ka mundësi për njohje reciproke me Serbinë.

Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, i njohur nga shtete të respektuara, ka institucionet dhe ushtrinë e vet. Në këtë fazë ne kemi mundësinë që të përfundojmë marrëveshjen për njohje reciproke me Serbinë, që do t’i hapte vendit tonë rrugën për anëtarësim në NATO dhe organizata të tjera ndërkombëtare. Edhe pse shumë herë kam provuar ta këshilloj kryeministrin, lidershipi i vendit tonë ka dështuar ta kuptojë rëndësinë e rolit amerikan në këtë proces”, ka thënë Haradinaj.

Kreu i AAK-së ka shperhur edhe shqetësimin e tij për për paaftësinë dhe dështimet e qeverisë së Kosovës në sferën ekonomike dhe energjetike.

Gjithashtu kam shprehur besimin tim të plotë për aleatët tonë strategjik dhe kam shprehur shqetësimin tim për paaftësinë dhe dështimet e qeverisë së Kosovës në sferën ekonomike dhe energjetike. Kosova duhet të bëjë hapa shumë të kujdesshëm në koordinim me aleatët, pasi që vendimet që merren tani, do të ndikojnë jo vetëm për gjeneratën tonë, por edhe për brezat që vijnë", ka thënë tutje ai.

Lajme të ngjashme