Haradinaj ia kthen MPB-së me një video: Nuk mund ta mbuloni diellin me shoshë - NACIONALE

Haradinaj ia kthen MPB-së me një video: Nuk mund ta mbuloni diellin me shoshë

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Kandidati i Aleancës për deputet, Daut Haradinaj, i ka reaguar MBP-së lidhur me ligjin për shtetësinë, duke bërë thirrje për transparencë dhe përgjegjësi të plotë institucionale në procesin e zbatimit të tij.

Gjatë një vizite në Gjakovë, në rrugën “Armend Qymyri”, Haradinaj ka shprehur shqetësimin e tij për mënyrën se si po zhvillohet debati rreth regjistrimit të shtetësisë, duke thënë se e vërteta nuk mund të fshihet.

“Është e papranueshme që të ketë mungesë transparence në një çështje kaq të ndjeshme për shtetin. Kosova ka nevojë për përgjegjësi dhe sqarim të plotë para qytetarëve,” ka thënë ai.

Sipas Haradinajt, diskutimet janë shtuar pas miratimit të ligjit për shtetësinë në Kuvend, i cili është votuar me mbështetjen e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Serbe. Ai vlerëson se ligji u jep mundësi personave që kanë jetuar në Kosovë deri në vitin 1999 të aplikojnë për shtetësi, duke ngritur nevojën për verifikime të detajuara nga institucionet përkatëse.

Haradinaj ka theksuar se organet shtetërore duhet të garantojnë se procesi do të zhvillohet në mënyrë të rregullt dhe pa mundësi keqpërdorimi, në funksion të mbrojtjes së interesit shtetëror.

Lajme të ngjashme