Haradinaj i uron ditëlindjen Rifat Jasharit
Ramush Haradinaj, kryetari i AAK-së, i ka uruar ditëlindjen Rifat Jasharit, i cili është vëllai i heronjve Adem e Hamëz Jashari.
Haradinaj ka publikuar një fotografi me Jasharin në urimin e tij.
“I dashur baca Rifat, të uroj edhe shumë ditëlindje të tjera pranë nipërve e mbesave tuaja, me shëndet e mbarësi!”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se Rifat Jashari ka mbushur 76 vjet jetë.