Haradinaj: Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, ishin sinonim i qëndresës së UÇK-së
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar rënien heroike të Fehmi dhe Xhevë Lladrovci.
Në 24 vjetorin e rënies së dy heronjve, ai ka thënë se Fehmi e Xhevë Lladrocit ishin sinonim i qëndresës, fuqisë dhe motivimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, ishin sinonim i qëndresës, fuqisë dhe motivimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Fehmiu dhe Xheva janë themelet e Kosovës së lirë, Kosovës shtet. Së bashku me Fatime Hetemi e Shefqet Zeka, të rënë po atë ditë, ata u bënë inspirimi i të gjithë brezave. Përjetësisht mirënjohje e nderim”, ka shkruar ai.