Haradinaj e quan të shkëlqyeshëm fondin prej 2.2 miliardë dollarë për aleatët dhe partnerët e saj nga SHBA-ja - NACIONALE

Haradinaj e quan të shkëlqyeshëm fondin prej 2.2 miliardë dollarë për aleatët dhe partnerët e saj nga SHBA-ja

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sigurimi i një fondi prej 2.2 miliardë dollarësh për investime afatgjata në sferën e sigurisë për miqtë dhe partnerët amerikanë, ku përfshihet edhe Kosova, është vlerësuar nga Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Në Facebook, Haradinaj ka njoftuar edhe diplomimin e dy pilotëve të parë të Forcës së Sigurisë së Kosovës në kuadër U.S Air Assault në Iowa të ShBA-ve.

“Dy lajme të shkëlqyeshme nga miqtë dhe aleatët më të mëdhenj të Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Diplomimi i dy pilotëve të parë të Forcës së Sigurisë së Kosovës në kuadër U.S Air Assault në Iowa të ShBA-ve. Poashtu, sot në një mbledhje të jashtëzakonshme të NATO-s, Sekretari Blinken, ndau një fond prej 2.2 miliardë dollarë për investime afatgjate për aleatët dhe partnerët e saj, përfshi edhe Kosovën.” – shkroi Haradinaj në Facebook.

Lajme të ngjashme