Haradinaj: Do ta shqyrtoja kandidaturën për President nëse më propozon opozita - NACIONALE

Haradinaj: Do ta shqyrtoja kandidaturën për President nëse më propozon opozita

4 orë më parë

nga NACIONALE

Ish kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se do ta shqyrtonte mundësinë e kandidimit për President të Kosovës në rast se emri i tij do të propozohej nga partitë opozitare.

Në një prononcim për gazetarët, Haradinaj tha se aktualisht nuk është kandidat për postin e presidentit, por nuk e përjashtoi mundësinë që të hyjë në garë nëse do të kishte mbështetjen e opozitës.

“Nëse opozita do të më kandidonte, do ta shqyrtoja mundësinë e kandidaturës”, deklaroi Haradinaj. “Kosova është në sfida të mëdha, në vështirësi të mëdha. Do ta shqyrtoja, pra, nëse opozita më propozon në rast të një gare për President në seancë. Do ta shqyrtoja nëse do të kandidoja apo jo”, u shpreh ai.

Lajme të ngjashme