Haradinaj deputetëve të shumicës: Bëhuni heronj, hiqjani mbështetjen Qeverisë Kurti - NACIONALE

Haradinaj deputetëve të shumicës: Bëhuni heronj, hiqjani mbështetjen Qeverisë Kurti

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, iu ka bërë thirrje deputetëve të shumicës që të ia heqin përkrahjen qeverisë aktuale.

Në një intervistë për gazetën Nacionale, Haradinaj ka thënë se deputetët që ia heqin votën Qeverisë Kurti janë heronj.

Ai ka thënë se Qeveria Kurti është duke i sjell dëme të mëdha Kosovë në të gjitha fushat.

“Një mënyrë e duhur është me punu edhe me deputetë të pozitës. Nuk ka rëndësi se në cilën parti ata shkojnë, por e rëndësishme është se çdo deputet që ndien se shumica të cilës i takon është duke i bërë dëm vendit, me ia ndalë përkrahjen asaj shumice. Mos të vijë fare në Aleancë, lë të shkojë ku e vlerëson, por është shumë e rëndësishme me ia ndalë përkrahjen një shumice, nëse ai ose ajo e kupton se kjo shumicë është duke i sjellë dëme vendit të tij dhe fëmijëve të tij. Deputetët e shumicës, që sot Kosova i ka sytë kah ta, mos ta amnistojnë këtë qeveri. Deputetët e Kosovës që ia ndalin përkrahjen kësaj shumice sot janë heronj të Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

Për të rrezuar qeverinë aktuale, ka thënë i pari i AAK-së, është i nevojshëm edhe një koordinim në mes të partive opozitare. “Mendoj se ne duhet me u bashkërendu më shumë, në radhë të parë partitë politike opozitare, shoqëria civile dhe gjithë ata që janë të interesuar mos me leju vazhdimin e përkeqësimit dhe rrezikimit të Kosovës, të ekzistencës së krejt të arriturave të Kosovës nga kryeministri Kurti dhe qeveria e tij”, është shprehur Haradinaj.

Lajme të ngjashme