Haradinaj dënon sulmin ndaj Muhaxherit: Dhuna të goditet në kokë e dhunuesit të rrijnë prapa hekurave
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka dënuar sulmin fizik ndaj kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri.
Në një shkrim në Facebook, Haradinaj ka thënë se drejtësia duhet të zbardhë motivet e këtij sulmi.
“Lehtësues lajmi që Kryetari Muhaxheri është mirë me shëndet!” – ka thënë ai.
Postimi i plotë:
Qyqar e skajshmërisht i dënueshëm sulmi fizik mbi kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxherin! Drejtësia, pas arrestimit të sulmuesve, të zbardh motivet e këtij sulmi dhe të jetë e pakompromis në ndëshkimin e tyre! Dhuna të goditet në kokë e dhunuesit të rrijnë prapa hekurave.
Lehtësues lajmi që Kryetari Muhaxheri është mirë me shëndet!