Haradinaj: Arritjet e deritanishme si shtet i kemi falë bashkëpunimit me aleatët tanë
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka takuar Amy English, këshilltaren speciale të senatores amerikan, Jeanne Shaheen.
Haradinaj ka bërë të ditur se me English ka biseduar për zhvillimet aktuale në vend, dhe i njëjti eka informuar për shqetësimin e tij dhe të AAK-së për veprimet e pakoordinuara të kryeministrit, Albin Kurti në veri dhe dobësimin e aleancës tonë me ShBA.
Ai tutje ka thënë se arritjet e deritanishme si shtetit i kemi falë bashkëpunimit me aleatët tonë, dhe në veçanti me ShBA-të.
Postimi i plotë:
Takova znj. Amy English, këshilltaren speciale të senatores amerikane, znj. Jeanne Shaheen. E falënderova për angazhimin dhe kujdesin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, veçanërisht në këto rrethana jo të lehta për vendin.
Me znj. English bashkëbiseduam për zhvillimet aktuale në vend, ku e informova për shqetësimin tim dhe të Aleancës për veprimet e pakoordinuara te Kryeministrit në veri dhe dobësimin e aleancës tonë me ShBA. Gjithashtu e informova për qëndrimet e Aleancës për depërshkallëzimin e situatës në veri të vendit.
Arritjet e deritanishme si shtet i kemi falë bashkëpunimit me aleatët tanë, me ShBA-të në veçanti. Aleanca mes dy vendeve tona është e përjetshme dhe duhet të zhvillohet e forcohet çdo ditë.
