Haradinaj: AAK-ja po dëshmohet si partia me mbështetjen më të fuqishme nga bashkatdhetarët në Gjermani - NACIONALE

Haradinaj: AAK-ja po dëshmohet si partia me mbështetjen më të fuqishme nga bashkatdhetarët në Gjermani

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se kanë hapur nëndegën e partisë në Güpingenit në Baden-Württemberg të Gjermanisë.

Haradinaj ka thënë se AAK-ja është subjekti politike që po mbështetët më së shumti nga bashkatdhetarët tanë në Gjermani.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, po dëshmohet si subjekti politik me mbështetjen më të fuqishme nga bashkatdhetarët tanë në Gjermani. Momentumi pozitiv për Aleancën në diasporë u manifestua edhe sot me krijimin e nëndegës së Güpingenit në Baden-Württemberg të Gjermanisë. Në frymën që diaspora të jetë pjesë aktive e vendimmarrjes në Kosovë, u zgjodhën edhe strukturat drejtuese të kësaj nëndege në këtë përbërje;

* Valdet Çekaj - Kryetar;

* Samir Shatri - Nënkryetar;

* Lorenz Leshaj - Nënkryetar;

* Xhevat Mulaj - Koordinator;

* Bashkim Dajaku - Sekretar;

* Edmond Grabanica - Anëtar;

* Arben Çuni - Anëtar;

* Roland Dani - Anëtar;

* Feim Makaj - Anëtar.” – ka shkruar Haradinaj.

Ai tutje ka thënë se diaspora jonë ndërlidhet me çdo etapë historike të Kosovës duke shtuar se vazhdon të jetë edhe sot forcë e atdheut.

Diaspora jonë ndërlidhet me çdo etapë historike të Kosovës dhe vazhdon edhe sot të jetë forcë e atdheut. Ata kanë një adresë, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, e cila po fuqizohet çdo ditë falë punës së shkëlqyer të strukturave të saj, sikurse këtu në Gjermani, ku Ukë Blaka me bashkëpunëtorë Aleancën e kanë shndërruar në forcën kryesore politike.”

“Shpagimi më i mirë për kontributin e tyre të çmueshëm është ndërtimi i një Kosove të fortë politikisht dhe ekonomikisht, të anëtarësuar në NATO, si kontribuse e paqes, që fuqizon kështu edhe njerëzit e saj kudo në botë. Të gjitha strukturave që sot morën pozitat drejtuese në Aleancë, në shtetin i cili në çdo periudhë ka qenë krah i fortë për Kosovën, ju urova sukses dhe ofrova mbështetjen time të plotë.” – ka shkruar Haradinaj.

Lajme të ngjashme