Hapet sondazh qesharak në internet pas shpalljes së garës në VV për kandidatë për kryeministër - kush po prin?
Lëvizja Vetëvendosje i ka shpallur zgjedhjet e brendshme për kandidatë për kryeministër. Mësa duket, shumë qytetarë nuk po e marrin seriozisht këtë njoftim, pasi ata nuk presin ndonjë befasi.
Në grupin satirik “Dosja” në rrjetin “Facebook” është hapur menjëherë një sondazh rreth kandidatit që mund ta nxjerrë VV-ja nga kjo garë.
“Levizja Vetevendosje shpall zgjedhjet e brendshme per kandidatin per kryeminister ne zgjedhjet e 9 Shkurtit. Kush mendoni qe do te jete fitues ne keto zgjedhje” – shkroi personi që e hapi sondazhin.
Opsionet për votim në “Facebook” janë: Albin Kurti, Albin Kurti, Kika, Ermal Mamaqi, Drenusha Latifi dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Duhet të theksohet se opsione të reja mund të shtohen nga anëtarët e tjerë të grupit, të cilët në të vërtetë i shtuan disa prej opsioneve të renditura më lart.