Hapet për qarkullim pika kufitare në Jarinjë
Pikëkalimi kufitare mes Kosovës dhe Serbisë në Jarinje është hapur për qarkullim pas gati një muaji që ishtë mbyllur.
Kështu raporton Radio Evropa e Lirë, ku zëvendësdrejtori i policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar se pika kufitare në Jarinje është hapur për qarkullim nga ora 08:00.
Kjo pikë kufitare ishte mbyllur pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator.