Hapet aplikimi për ankesa për ata që s’i morën 100 eurot, ankesa duhet të realizohet brenda 30 dite - NACIONALE

Hapet aplikimi për ankesa për ata që s’i morën 100 eurot, ankesa duhet të realizohet brenda 30 dite

2 muaj më parë

nga NACIONALE

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar se është hapur aplikimi për ankesa për punëtorët e sektorit privat të cilëve iu refuzua kërkesa për mbështetje prej 100 eurove nga Qeveria e Kosovës.

Në njoftimin e ATK-së është bërë me dije ankesa mund të i drejtohen Komisionit të Ankesave në Ministrinë e Financave.

Sipas njoftimit, ankesa duhet të bëhet brenda 30 ditëve nga data e pranimit të vendimit.

“Qytetarët të cilëve u është refuzuar aplikimi për mbështetje nga Pakoja për Përballje me Inflacionin 2.0, kanë të drejtë të parashtrojnë ankesë. Ankesa mund t’i drejtohet Komisionit të Ankesave në Ministrinë e Financave, brenda 30 ditëve nga data e pranimit të vendimit. Formulari për ankesë mund të plotësohet përmes platformës për parashtrimin e ankesave”, është thënë në njoftimin e ATK-së.

Lajme të ngjashme