Hamza tregon nëse është në negociata me Nismën: Nëse ka diçka konkrete, do të dalim sërish këtu
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka folur sot për mundësinë e bashkëpunimit me Nismën Socialdemokrate.
Pas zyrtarizmit të koalicionit me Listën Familja, ai ka thënë se ende nuk ka diçka konkrete në këtë bashkëpunim.
Ai ka treguar se liderin e Nismës, Fatmir Limajn, janë miq.
“Personalisht ende nuk kam arritur në atë pikë. Jemi shokë dhe miq, kemi edhe miq të përbashkët, por nëse ka diçka konkrete, do të dalim sërish këtu”, ka shkruar Hamza.