Hamza takohet me Drejtorin Global për Çështje Arsimore: Analizën e Andreas e kam përfshirë në program
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike, Bedri Hamza, ka takuar Drejtorin Global për Çështje Arsimore të Organizatën për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, Andreas Schleicher.
Përmes një njoftimi në Facebook, Hamza tha se Andreas është i njohur botërisht si eksperti që ka zhvilluar tërë sistemin botëror të testeve dhe instrumenteve arsimore PISA, në të cilën kryetari i Mitrovicë kujtoi rezultatet e ulëta të Kosovës.
Hamza tha se me Andreas analizuar këto rezultate dhe reformat strategjike që mund të implementohen shpejt në Kosovë.
“Andreas është i njohur botërisht si eksperti që ka zhvilluar tërë sistemin botëror të testeve dhe instrumenteve arsimore PISA. Kosova, siç e dimë, ka shënuar rezultate të ulëta dhe me Andreas biseduam gjerësisht, duke i analizuar këto rezultate dhe reformat strategjike që mund t'i implementojmë shpejt në Kosovë. Këshillat e OECD dhe të dhënat nga PISA, si dhe analizën e Andreas e kam përfshirë tashmë në programin tim dhe pa dyshim se arsimi do të jetë prioriteti im kryesor, së bashku me ekonominë. Nuk ka ekonomi të zhvilluar dhe kuadro të përgatitura pa reforma thelbësore në arsim.” – shkroi Hamza ndër të tjera.
Postimi: