Hamza: Sonte na u ndalë rryma në Klinë – më 28 dhjetor, le ta ndriçojmë të ardhmen e Kosovës - NACIONALE

Hamza: Sonte na u ndalë rryma në Klinë – më 28 dhjetor, le ta ndriçojmë të ardhmen e Kosovës

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetari i PDK-së dhe kandidat për kryeministër, Bedri Hamza, ka reaguar ndaj ndërprerjeve të shpeshta të energjisë elektrike, duke bërë të ditur se gjatë vizitës së tij në Klinë është ndërprerë rryma gjatë tubimit elektoral të kësaj partie.

Ai shtoi se zgjedhjet e 28 dhjetorit, sipas tij, përbëjnë mundësi për ndryshim dhe për një qeverisje që garanton shërbime funksionale për qytetarët.

Postimi:

Sonte na u ndalë rryma në Klinë. Kjo tashmë është bërë rutinë. Ky ishte shërbim i veçantë i kësaj qeverie që pesë vjet.

Më 28 dhjetor, le ta ndriçojmë të ardhmen e Kosovës me votën tonë. Më 28 dhjetor, votoni për një qeveri që punon!

Bashkë. Përpara.

#PDK130

Lajme të ngjashme