Hamza: Shpërndarja e qindra miliona eurove nga qeveria ndikoi drejtpërdrejt në vullnetin e qytetarëve
Kryetari i Partisë Demokratike, Bedri Hamza, ka dhënë vlerësimet e tij të para për rezultatin e zgjedhjeve, pas procesit zgjedhor të 28 dhjetorit.
Në një intervistë për emisionin "Rubikon" në Klan Kosova, Hamza e ndërlidhi rezultatin e zgjedhjeve me shpërndarjen masive të parasë publike në muajt e fundit të mandatit.
Sipas kreut të PDK-së, injektimi i qindra miliona eurove në periudhën para fushatës ka pasur një efekt përcaktues në orientimin e votës së qytetarëve.
“Muajve të fundit, edhe para zgjedhjeve lokale janë dhënë qindra miliona euro. Kjo e ka bërë efektin e vet, domethënë përmes parave publike është ndikuar në vullnetin e qytetarëve të Kosovës. Kjo dhe shumë faktorë kanë ndikuar që e kemi këtë rezultat”, tha Hamza.