Hamza priti në takim lamtumirës ambasadorin Guerot: Mirënjohës për forcimin e raporteve Kosovë - Francë - NACIONALE

Hamza priti në takim lamtumirës ambasadorin Guerot: Mirënjohës për forcimin e raporteve Kosovë - Francë

1 orë më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka pritur sot në takim lamtumirës Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot.

Ai e ka falënderuar diplomatin francez për bashkëpunimin gjatë këtij mandati.

Sipas një njoftimi të PDK-së, Hamza ka vlerësuar se Franca është një shtet mik i Kosovës.

“Franca ka qenë përherë shtet mik i Kosovës dhe qytetarëve tanë. I shpreh mirënjohje të veçantë Ambasadorin Guerot për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve mes shtetit të Kosovës dhe të Francës”, u shpreh kryetari Hamza.Kryetari Hamza i uroi suksese Ambasadorit Guerot në angazhimet e tij të ardhshme, duke vlerësuar lartë kontributin e tij.

Lajme të ngjashme