Hamza pret në takim ambasadorin gjerman, flasin për zhvillimet politike në vend
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka pritur sot në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph.
PDK-ja ka bërë me dije se me diplomatin gjerman ka biseduar për zhvillimet politike në vend pas zgjedhjeve dhe nevojën për ruajtjen e stabilitetit institucional.
Sipas komunikatës së PDK-së, Hamza ka konfirmuar gatishmërinë e kësaj partie për themelim sa më të shpejt të institucioneve të reja.
“Kryetari Hamza rikonfirmoi përkushtimin e Partisë Demokratike të Kosovës për formimin sa më të shpejtë të institucioneve qeverisëse dhe për të kontribuar në forcimin e demokracisë dhe avancimin e proceseve që i shërbejnë interesit të qytetarëve dhe të Republikës së Kosovës”, është thënë në njoftimin e partisë.