Hamza pret ambasadorin gjerman, i ndan “shqetësimin për precedentin” që krijoi VV-ja për refuzim të Aktgjykimit të GjK-së
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, priti ambasadorin gjerman Rainer Rudolph, me të cilin diskutoi krizën politike dhe institucionale në Kosovë.
Hamza theksoi nevojën për konstituimin e Kuvendit, respektimin e Kushtetutës, sundimin e ligjit dhe avancimin e proceseve integruese.
Ai tha se askush nuk mund ta vendosë vullnetin politik mbi Kushtetutën dhe kritikoi refuzimin për zbatimin e vendimeve kushtetuese.
Hamza rikonfirmoi se PDK-ja do të përdorë të gjitha mjetet demokratike për mbrojtjen e institucioneve, demokracisë dhe interesit të qytetarëve.