Hamza përkujton Zymberin: Hero i sovranitetit të Kosovës - NACIONALE

Hamza përkujton Zymberin: Hero i sovranitetit të Kosovës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK--së, Bedri Hamza, ka kujtuar policin Enver Zymberi, në 13-vjetorin e vrasjes së tij.

Hamza e quajti atë hero i integritetit territorial dhe sovranitetit të Kosovës së pavarur.

“Kosova është përjetësisht mirënjohëse për kontributin e Enver Zymerit dhe kolegëve të tij që gjithmonë treguan gatishmëri për shërbim ndaj qytetarëve dhe mbrojtje të rendit e ligjit”, shkruan Hamza.

Sjellim ndër mend që Zymberi ishte vrarë gjatë aksionit policor për marrjen e pikave doganore 1 dhe 31 në veri të vendit.

Lajme të ngjashme