Hamza me rrëfim emocional: Sakrifica e babait dhe solidariteti i nënës, vlera që më udhëheqin në jetë
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, është rrëfyer për jetën e tij.
Përmes një video të publikuar në profilin e tij në “Facebook”, ai ka ndarë një rrëfim të thellë dhe emocional.
Derisa tregon sfidat me të cilat është përballur familja e tij, ai rrëfen sakrificat e hershme dhe në mësimet jetësore që kanë formësuar karakterin e tij.
Në rrëfimin e tij, Hamza ka kujtuar rolin e babait të tij, i cili i punonte në Trepçë “Baba ka qenë punëtor në Trepçë, por shëndeti nuk e ka lejuar të punojë gjatë. Për këtë arsye, u pensionua shumë i ri, gjë që më detyroi mua të nis punën që në moshë të re,” ka rrëfyer Hamza, duke shtuar se filloi karrierën pikërisht në Trepçë, duke ndjekur shembullin e babait të tij.
Më tej, ai flet më konsideratë të lartë edhe për nënën e tij, duke thënë se ajo ishte një grua e cila jo vetëm që u përkushtua për rritjen e fëmijëve të saj, por gjithashtu adoptoi katër fëmijë të mbetur pa prindër.
Në fund të videos, ai zotohet se si kryeministër do të angazhohet për krijimin e mundësive të barabarta për çdo familje në Kosovë.