Hamza: Me kthimin e Thaçit dhe Veselit PDK-ja kalon në një nivel tjetër të mundësisë, nuk di a do të merren me politikë - NACIONALE

Hamza: Me kthimin e Thaçit dhe Veselit PDK-ja kalon në një nivel tjetër të mundësisë, nuk di a do të merren me politikë

1 orë më parë

nga NACIONALE

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, është shprehur i bindur se ish-krerët e UÇK-së do të shpallen të pafajshëm nga Gjykata Speciale.

Duke e kritikuar shtyrjen e datës për shpalljen e verdiktit përfundimtar, ai ka thënë se vendimi për ta do të jetë lirues.

Gjatë një interviste në “Rubikon”, Hamza ka thënë se nuk e di nëse ata do të merren me politikë kur të kthen.

Megjithatë, ai ka bërë me dije se vetëm rikthimi i tyre në Kosovë do të ndikojë në rritjen e PDK-së.

“Ne presim, edhe pse në mënyrë të padrejtë u shty vendimi për në shtator, ne presim që liderët tanë, s’ka asnjë logjikë dhe as fakt përveç që të ketë një vendim lirues, dhe do të jetë një situatë, zgjedhjet e brendshme, kthimi i liderëve. Unë nuk mund të paragjykojë se a do të merren ata me politikë, është në të drejtën e tyre, asnjëherë me mua nuk e kanë thënë që do të jenë pjesë e politikës, por megjithatë Partia Demokratike e Kosovës kalon në një nivel tjetër të mundësisë që të ketë rezultat më të mirë, sesa që e ka pasë në zgjedhjet e fundit”, u shpreh Hamza.

Lajme të ngjashme