Hamza mban tubim në Köln: Kemi nevojë që diasporën ta kemi partnere aktive në transformimin ekonomik të vendit - NACIONALE

Hamza mban tubim në Köln: Kemi nevojë që diasporën ta kemi partnere aktive në transformimin ekonomik të vendit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Bedri Hamza, kandidati i PDK-së për kryeministër, mbajti së fundmi një tubim me diasporën e Kosovës në Köln.

Në një postim në Facebook, Hamza theksoi pjesëmarrjen aktive të diasporës në përpjekjet për përmirësimin e Kosovës. Ai e lavdëroi angazhimin e tyre të palodhur, duke e cilësuar përkushtimin e tyre për progresin e atdheut si një frymëzim.

“Edhe bashkatdhetarët në Këln u bashkuan me ne për ta bërë Kosovën më të mirë. Vendosmëria e diasporës për të mos kursyer asgjë për të mirën e atdheut është frymëzim për të gjithë ne. Ajo është forca kombëtare që e ka mbajtur gjallë Kosovën në kohët më të vështira”, ka shkruar kandidati për kryeministër.

Ai theksoi më tej rëndësinë e diasporës për të ardhmen e Kosovës, duke nënvizuar nevojën që ata të jenë një partner aktiv në transformimin ekonomik të vendit.

“Sot kemi nevojë që diasporën ta kemi partnere aktive në transformimin ekonomik të vendit tonë. Angazhimi i përbashkët është çelësi për ta bërë Kosovën më të mirë dhe më të fortë!”, shkroi Hamza.

Lajme të ngjashme