Hamza: Kosova nuk mund të vazhdojë me kriza e përçarje, qytetarët duan ndryshimin
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza nga Prizreni ka thënë se qytetarët duan ndryshimin.
Në një postim në Facebook, ai ka thënë se vendi nuk mund të vazhdojë me kriza e përçarje,
Postimi i plotë:
Misioni ynë për ta ndalur krizën në Kosovë po mbështetet çdo ditë e më shumë nga qytetarët anekënd vendit.
Edhe Prizreni sonte foli zëshëm: qytetarët duan ndryshim.
Kosova nuk mund të vazhdojë më me kriza, stagnim dhe përçarje. Ka ardhur koha për një shtet që punon për njerëzit, për paga më të mira, zhvillim dhe dinjitet.
Më 7 qershor, të zgjedhim ndryshimin përballë krizës.